Logo
European Vegetarian and Animal News Alliance (EVANA)
Select language:
en de fr pt es
it nl ro sl sq sv



Join us on
facebook logo
Facebook!





RSS all lang.

Donation to EVANA.

EVANA Interviste me Renato Pichler, Bashke-Themelues i Tierpartei Schweiz (TSP) (Partia e Kafsheve ne Zvicer)



'Te gjithe ata qe duan te ndihmojne kafshet, mjedisin dhe njerezit jane te mirepritur'

Më 24 korrik 2010 një deklaratë për shtyp informoi ne lidhje me nisjen Partisë së Kafshëve te Zvicrës dhe prioritet e tij për të njohur çështjen e mirëqënies së kafshëve në politikë, ekonomi dhe shoqëri.

EVANA pyeti Renato Pichler, Bashkë-themelues dhe kryetar i Bashkimit të Vegjetarianeve Zvicerane për të treguar më shumë në lidhje me këtë parti të re politike.




28 korrik 2010

EVANA: Nisja e Partisë së Kafshëve të Zvicrës më 24 korrik 2010 ishte një surprizë shumë të këndshme, jo vetëm për ekipin ndërkombëtar të EVANA. Ju lutem na tregoni pak për arsyet e këtij hapi? Dhe mbi atë që është temë kryesore apo slogan i partisë së re?

Renato PichlerRenato Pichler: Motoja jonë është nga Albert Schweitzer: "Unë jam jetë që dëshiron të jetojë, në mes të jetës që do të jetojë." Për Partinë e Kafshëve të Zvicrës fokusin ne qender nuk e merr ekonomia (duke bërë maksimumin prej parave dhe krijimin e vendeve të punës me çdo kusht ), por jeta e njerëzve dhe kafshëve.

Ideja e një palrtie të kafshëve nuk është e re. Megjithatë, pas refuzimit të propozimit të avokatëve ne mbrojtje të kafshëve ne mbarë kombin, çështja e mirëqënies së kafshëve në politikë u bë më e ngutshme. Sigurisht, ligjet e ashtuquajtura te mbrojtjes së kafshëve janë të përcaktuara tashmë në legjislacionin e Zvicrës, por perderisa ato nuk zbatohen, mbeten dritare e hapur.

Gjatë viteve të fundit ne pamë një ndryshim në perceptimin e publikut: Sot më shumë e më shumë njerëz i konsiderojnë kafshët si krijesa të ndjeshme shoqëruese. Megjithatë, marrëdhëniet tona me kafshët vazhdojnë të kenë në bazë paratë (prodhimin e ushqimit), ose për përfitime të tjera për njerëzit (spote publicitare me kafshët, kafshët shtëpiake, etj)

Në Zvicër nuk kemi asnjë lobim në politikë dhe industri për kafshët dhe në statutet e partive të tjera politike nuk e adresojnë mirëqenien e tyre. Partia jonë kërkon që ta mbyllë këtë hendek.


EVANA: Çfarë reagimi ka sjellë njoftimi juaj në Zvicër? Ndërkombëtarisht?

Renato Pichler: Ne jemi të habitur në lidhje me vëmendjen e madhe kombëtare dhe ndërkombëtare. Shumë gazeta dhe media elektronike raportuan për fillimin. Deri tani interesi i medias nuk është ndalur, e cila na tregon se ka ardhur me të vërtetë koha për një parti të kafshëve.


EVANA: Ndërtimi nga e para e një partie politike do të thotë shumë punë, jo vetëm në lidhje me anën administrative. Mund të na tregoni në këtë fazë se cilat do te jenë hapat e ardhshëm? A ka ndonjë problem të veçantë ne Zvicër, i cili duhet të trajtohet menjëherë?

Renato Pichler: Është e vërtetë që lançimi i nje partie kërkon shumë kohë dhe përpjekje. Detyra jonë e parë tani është të hapim kanalin e interesave të anëtarëve dhe aktivistëve, por në të njëjtën kohë ne jemi përfshirë tashmë në një peticion për të mbajtur postin e avokatit të kafshëve në Zyrih.


EVANA: Dhe cilat janë qëllimet afatmesme dhe afatgjata?

Renato Pichler: Ne mendojmë se paraja dhe vndet e punës nuk duhet të kenë më rolin më të spikatur në politikë, por se ka ardhur koha për të treguar respektin e duhur për vetë jetën. Të gjitha rezolutat tona do të bazohen në konsideratat e mirëqënies së kafshëve, e cila gjithashtu do të sjellë automatikisht përfitime për njerëzit. Në fund të fundit, një mjedis i paprekur dhe paqësor i kafshëve dhe njerëzve në bashkë-ekzistencë që i shërben të gjithëve dhe rrit cilësinë e jetës për njerëzit dhe kafshëve njësoj.


EVANA: Si keni ndërmend të prezantoni idetë dhe projektet në shoqërinë zvicerane? Si do te jete informacioni ne fushatat?

Renato Pichler: Ne do të provojmë se etika zë vend në politikë. Me ndihmën e një politike transparente, të ndershme dhe të qëndrueshme do të mundohemi që të përfshijmë edhe ata që deri tani qendronin larg angazhimit politik. Votuesit mund të mbështeten tek ne sa herë që interesat e kafshëve janë në lojë, sa herë që njerëzit ta mnedojnë.

Që njerëzit dhe kafshët të jetojnë së bashku në mënyrë paqësore mundësohet vetëm kur të dy janë mirë. Kjo është arsyeja pse mbrojtja e njerëzve duhet të shkojë krah për krah me mbrojtjen e kafshëve dhe të mjedisit.


EVANA: Si President i Bashkimit te Vegjetarianeve Zviceranë, mënyra e jeteses pa mish e ka prioritet të lartë për ju personalisht. A është kjo çështje pjesë edhe e programit zyrtar? Ose a supozon partia se respekti në rritje për kafshët automatikisht do te ndaloje degradimin e kafsheve vetëm per ushqimit?

Renato Pichler: Partia e kafshëve nuk është parti vegjetariane. Çdokush që dëshiron të ndihmojë kafshët, mjedisin dhe njerëzit është i mirëpritur. Megjithatë, dashuria ime për kafshët nuk është aspak në përputhje me konsumin e e kafshëve. Kjo pikë sigurisht që do të çojë në debate të rastit, por nuk duhet ndarë komuniteti i aktivistëve qe përkujdesen ndaj kafshëve. Kjo nuk do të ndihmojë çdo kafshë. Është e rëndësishme që të gjithë ata që duan të ndihmojnë kafshët të punojnë së bashku.


EVANA: A ka probleme të veçanta mjedisore Zvicra të cilat janë të lidhura me prodhimin e mishit?

Renato Pichler: Për vite tashmë disa liqene hot-spot ne afersi te disa fermave te derrave duhet te ajrosen artificialisht. Kjo është e nevojshme, sepse përndryshe e gjithe jeta ne liqen do të vuajë nga mungesa kritike e oksigjenit si pasojë e sasive të mëdha të plehut organik të lëngshme nga fabrika e kafshëve. Pa masa të tilla të e gjithë jeta në liqene do te vdiste.


EVANA: Në Kanada tashmë ka nje `masë kritike ' të kërkesës për produkte vegjetariane dhe përpjekje konsekuent të industrisë për të plotesuar keto kërkesa. Cila është situata në Zvicër?

Renato Pichler: Gjithashtu edhe shitësit me shumicë kanë vënë ne dispozicion më shumë produkte për vegjetarianet në tregun zviceran. Ndryshimi social është qartazi i dukshëm, industria reagon.


EVANA: A keni ndërmend të bashkëpunoni me partitë e tjera politike ndërkombëtare të përfshira në mbrojtjen e kafshëve në Evropë dhe në botë? Në fund të fundit, "Partij voor de Dieren" hollandeze ishte i pari që do të zgjidhet në një parlament kombëtar dhe suksesi i tij mund tu tregojë rrugën të tjerëve.

Renato Pichler: Ne do të punojmë me të gjitha partitë për sa kohë që ekzistojnë sinergji. Sigurisht, ne do të krijojme së pari një rrjet në Zvicër, dhe më pas jashtë vendit.


EVANA: Çfarë do të dëshironit me këtë rast t'i treguar votuesve të mundshëm në Zvicër?

Renato Pichler: Vetëm ata që mbështesin dhe votojnë për Partinë Kafshëve Zvicër mund të jenë të sigurt se votat e tyre janë në shërbim njësoj si të mirëqënies së njerëzve dhe të kafshëve. Të gjitha partitë e tjera kanë treguar përsëri dhe përsëri që ata kanë prioritete të tjera (i cili është gjithashtu qartazi e dukshme nga programet përkatëse te partisë se tyre).


EVANA: Renato, ne vlerësojmë se, në ngarkesën e punës tuaj ishit të pranishëm per t'ju përgjigjur pyetjeve tona që ju moren edhe kohë dhe ne dëshirojmë qe partia e re te zgjerohet sa me shpejtë dhe me sukses te madh.

--------------------------------------
TIER Partei Schweiz (TPS)
Luzernerstrasse 91
CH 5630 Muri / AG
Tel. +41 (0) 44 760 50 42
Fax. +41 (0) 44 776 10 11
info@tierpartei.ch
www.tierpartei.ch



Source: Intevista nga EVANA
Author: Perkthyer nga Endri Haxhiraj

Link: Animals receive own political party in Switzerland
Link: Homepage of the Animal Party Switzerland

Date: 2010-07-29